
Ish-presidenti Ramiz Alia duhet të përgjigjet për masakrën e Tivarit, e cila është edhe krimi më monstruoz i kryer në Gadishullin e Ballkanit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kjo ishte deklarata që bëri dje Kryeministri Berisha, i cili e cilësoi Alinë si një xhelat dhe theksoi se ai duhet të jepte llogari edhe për të gjitha krimet ku kishte marrë pjesë.
“Ai është një xhelat, deri sa nuk zbërthehet për masakrën e Tivarit. Ne jemi vend që kemi në fuqi ligjin kundër gjenocidit. Është përgjigjur për disa krime, duhet të përgjigjet për masakrën e Tivarit”, theksoi Berisha në mbledhjen e djeshme të grupit demokrat.
Nga ana tjetër, kreu i qeverisë theksoi se Ramiz Alia ishte i vetmi që e mbështeti kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, në grevën që ai ndërmori për hapjen e kutive të votimit. Sipas Berishës, askush tjetër nga qytetarët shqiptarë nuk e mbështeti këtë grevë.
Top Channel