Levizja per Mendimin Ndryshe brenda PS, perfaqesuar nga Ben Blushi, Andis Harasani dhe Kastriot Islami, u takuan ne Bruksel me kreun e delegacionit europarlamentar per Ballkanin, Edwart Kukan dhe eurodeputete te djathte e te majte.
“Ne keto takime kam konfirmuar ate qe besoja, se bojkoti ka demtuar PS”, ka deklaruar Blushi.
Ne te njejten linje eshte shprehur edhe Harasani, i cili ka bere te ditur se se shpejti PS do te kthehet ne Kuvend. “Ne nje date te afert PS do te futet ne Parlament dhe do te ushtroje te drejten e saj kushtetuese”, ka theksuar ai.
Sipas Blushit, PS duhet te kete rol udheheqes ne procesin integrues te vendit dhe qe kjo parti te vije ne pushtet duhet te perdoren rruget ligjore, te cilat kalojne permes zgjedhjeve dhe Parlamentit.
Edhe eurodeputetja Doris Pack u ka shprehur socialisteve mbeshtetjen e saj, duke nenvizuar se kesaj nisme duhet t’i bashkohen edhe deputetet e tjere.
“Ata kane vendosur te shkojne ne Parlament, cfare eshte e veshtire kur nje vendim i tille bie ne kundershtim me vendimin e partise te ciles i takon. Por une mendoj se ata nuk jane kunder Partise Socialiste, thjesht respektojne rregullat dhe mendoj se te njejten gje duhet te bejne te gjithe, pavaresisht se ciles parti politike i takojne. Ndaj kam shume respekt per ta e shpresoj qe dhe te tjeret do t’i ndjekin sepse eshte ne interes te Shqiperise e jo per interesa partiake apo te lidereve te tyre”, ka deklaruar Pack.
Zevendespresidenti i grupit te majte ne Parlamentin Europian, Hannes Swoboda u shpreh pas takimit se qendrimi i socialisteve e socialdemokrateve europiane mbetet i njejti, si ne rastin kur Berisha bojkotonte Parlamentin.
“Ne besojme ne parlamentarizem. Nese ka ankesa per abuzime e mashtrime i takon juristeve e gjykates qe te shprehet per to e natyrisht dhe vezhguesve nderkombetare. Por nese populli ka zgjedhur, te zgjedhurit duhet te shkojne ne Parlament, gjithsekush prej tyre. Nuk i takon partive politike te vendosin mbi parregullesite zgjedhore, ato duhet te ankimojne dhe te luftojne per keto mashtrime por ne fund ata duhet te pranojne procedurat ligjore dhe te bejne detyren e tyre politike. Ne duam nje opozite te vlefshme dhe efikase ne Parlamentin shqiptar. Nje opozite qe eshte e forte por qe natyrisht nje opozite qe ndihmon vendin te dale nga te gjitha problemet qe ka, per liberalizimin e vizave, integrimin e shpejte te vendit ne Union dhe nisjen e negociatave per antaresim me BE-ne”, ka pohuar Swoboda.
Sipas tij, bojkoti nuk mund te perdoret per nje kohe te gjate pasi bie ndesh me principet demokratike.
Top Channel