Berisha: 100 ditet, historike per integrimin

28/12/2009 20:55

Kryeministri Sali Berisha, ne nje konference per shtyp te mbajtur mbremjen e se henes ka bere bilancin e 100 diteve te qeverise te dale nga zgjedhjet e 28 qershorit.

Gjate fjales se tij, kreu i qeverise e ka cilesuar 100 diteshin si me te rendesishmin per Shqiperine, duke qene se Bashkimi Evropian i dha asaj driten jeshile per pranimin e kerkeses se anetaresimit.

“100 diteshi qe lame pas eshte viti i vendimeve historike qe BE ka miratuar per Shqiperine. Ky 100 ditesh u karakterizua nga nje mirebesim total i Brukselit, i KE, presidences se BE, Keshillit te Ministrave te BE dhe Parlamentit Evropian ndaj mazhorances ne pushtet. Me 16 nentor ministrat e Jashtem vendosen te pranojne kerkesen e Shqiperise per anetaresimin ne BE”, ka pohuar Berisha.

Kryeministri ka dhene garancine e tij se qeveria do te plotesoje te gjitha kushtet, ne menyre qe vitin e ardhshem shqiptaret te mund te fitojne edhe heqjen e regjimit te vizave, nje nga premtimet me “solemne” te tij.

“Keto 100 dite jane historike sepse jane pikerisht ato ku Shqiperia doli ne listen e bardhe per heqjen e vizave dhe levizjen e lire te qytetareve. Premtimi im me solemn gjate fushates ka qene heqja e vizave brenda vitit te pare te ketij mandati. Jane 120 kerkesa qe qeveria duhet te plotesonte dhe sa te plotesohen edhe disa kushte te tjera, shqiptaret do te perjetojne realizimin e nje premtimi”, eshte shprehur Berisha, i cili i ka cilesuar keto 100 dite si “historike” edhe per faktin se BE i dorezoi Shqiperise pyetesorin, gje qe sipas tij tregon besimin e Brukselit tek qeveria shqiptare.

Me tej, duke e vene theksin tek zgjedhjet e 28 qershorit, Berisha i ka cilesuar ato si me te mirat ne historine e pluralizmit, vleresim ky i konfirmuar edhe nga faktori nderkombetar qe kishte derguar mbi 500 vezhgues.

“Me 28 qershor zgjedhjet e qytetareve shqiptare u votebesuan nga 20 mije komisionere te PS, nga komisioneret e KQZ dhe nga 510 vezhguesit nderkombetare, qe i kualifikuan si zgjedhjet me te mira ne historine e vendit, si zgjedhjet qe permbushen standartet e OSBE/ODIHR dhe si zgjedhje ku nuk pati manipulim rezultatesh”, ka nenvizuar Berisha.

Kryeministri ka theksuar se opozita, me qendrimin e saj jo vetem qe nuk ka qene pjese e ketyre rezultateve, por kerkonte qe keto objektiva te mos realizoheshin.

Berisha ka perseritur edhe njehere ftesen drejtuar kreut te PS Edi Rama, qe te heqe dore nga bojkoti dhe te marre pjese ne hartimin e reformave.

“Koalicioni dhe mazhoranca e krijuar, funksionaliteti i saj ishin kushte te domosdoshme per te bindur vendet anetare te BE per te miratuar kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat. Opozita me bojkotin e saj i privoi vetes nje shans historik per te qene pjese e reformave qe sollen keto vendime. Opozita dhe zoti Rama duket se mbraptesisht mendojne se, nepermjet bojkotit do t’i bente thirrje ndergjegjes se Evropes qe te ndalonte keto vendime. Por jo. Keto vendime nuk do te liheshin. Ato u moren sepse Brukseli konstatoi se bojkoti i opozites eshte pa kauze demokratike, sepse me kete bojkot kerkohet t’i vihet kazma ne themel nderteses se demokracise, te dale Parlamenti mbi gjykatat dhe kjo eshte e papranueshme”, ka nenvizuar Berisha, i cili ka shprehur besimin e tij se keto 100 dite do ta bejne Ramen te marre vendimin e duhur.

“Shpresojme se keto 100 dite te bejne zotin Rama te marre vendimin e duhur. Une e ftoj qe reformat t’i bejme bashkarisht per te miren e vendit”, ka deklaruar Berisha.

Kreu i qeverise ka folur edhe per buxhetin e ri, i cili sipas tij ploteson kerkesat e tregut dhe ekonomise shqiptare. Ai ka paraqitur edhe prioritetet e tij.

“Ky buxhet parashikon rritje te te ardhurave ne 800 mije familje fshatare. Qeveria, po ne keto 100 dite parashikon buxhetin qe do t’u jape zgjidhje projekteve me madhore te infrastruktures se vendit. Buxheti eshte nje buxhet qe pesefishon fondet per Shqiperine dixhitale, qe rrit me 20 dhe 31 perqind buxhetin per arsimin dhe shendetesine dhe 20 perqind per bujqesine”, ka shtuar Berisha.

Top Channel