Topalli: Opozita te vije ne kuvend

24/12/2009 11:25

Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ftoi opoziten qe te futet ne kuvend per te kaluar projekte te rendesishme qe kerkojne edhe voten e saj.

Duke theksuar se edhe pse pa opoziten ne kuvend, maxhoranca ka kaluar ligje te rendesishme si ai i Antimafias, Topalli theksoi se ofrohet gjithcka qe eshte e ligjshme, por nuk mund te diskutohen vendimet e gjykatave.

“Roli i opozites eshte i rendesishem. Na ka munguar ne parlament. Si kryetare e parlamentit i bej apel kreut socialist Edi Rama qe t’i lejoje deputetet qe te vijne ne parlament, te shpalosin kendveshtrimin e tyre per projektet madhore”, u shpreh Topalli.

Ne nje konference per mediat, ne fund te sesionit parlamentar per vitin 2009, kryetarja e parlamentit vleresoi punen e bere me seriozitet dhe pergjegjesi.

Top Channel