Camet proteste para selise se KE-se
09/12/2009 12:00
Proteste e cameve para selise se delegacionit te Komisionit Europian ne Tirane, ne diten Boterore te luftes kunder genocidit. Dhjetera perfaqesues te komunitetit kerkuan ndihme per zgjidhjen e ceshtjes se tyre.
Deputetet e Partise Drejtesi dhe Unitet, Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri deklaruan se nuk ka anetaresim ne Bashkimin Europian, pa u zgjidhur ceshtja e te drejtave te njeriut.
Idrizi theksoi se camet kerkojne qe Greqia te pranoje fajin per genocidin dhe te demshperbleje familjet e viktimave.
Perfaqesuesit e komuniteti cam te cilet jane vendosur me pankarta ne duar, kane deklaruar se protestat e tyre do te pershkallezohen derisa te plotesohen te gjitha kerkesat.
Top Channel