Superliga, Dinamo mund Flamurtarin 1-0

05/12/2009 15:55

Dinamo ka mundur 1-0 Flamurtarin ne ndeshjen e vlefshme per javen e 13-te te Superliges.

Kryeqytetasit kane kaluar ne avantazh ne minuten e 85-te te takimit me ane te Soza, nderkohe qe vlonjatet kane tentuar disa here ne porten kundershtare pa arritur te ndryshojne rezultatin.

Apolonia ka barazuar me Vllaznine 1-1 ne takimin e luajtur ne Fier. Te paret ne avantazh kane kaluar miqte me ane te Beqirit te minuten e 12-te te takimit, nderkohe qe ka qene Meto qe ne te 56-ten ka barazuar gjithcka.

Ne ndeshjen tjeter te luajtur sot Gramozi i Ersekes ka humbur me Lacin. Miqte kane kaluar ne avantazh ne minuten e 72-te me ane te Nores, por vetem pak minuta me vone ka qene Hyseni per Gramozin qe ka barazuar rezultatin. Goli i fitores per lacianet ka ardhur nga Ziambo ne minuten e fundit te lojes.

Dje u zhvillua takimi mes Teutes dhe Kastriotit ku durrsaket fituan me rezultatin 1-2 ne Kruje, ndersa neser do te luhet Besa-Shkumbini dhe Skenderbeu-Tirana.

Top Channel