U largua pas humbjes në derbin me Tiranën, reagon Florin Bratu: U përpoqa që të ndërtoj një skuadër konkurruese
Manchester City do të mësojë në fillim të vitit të ardhshëm, vendimin për apelimin e tij kundër atij që e shpalli fajtor për thyerje të rregullave financiare të Premier League.
Por kjo çështje rrezikon që të ketë pasojë që shkojnë përtej fushës me pasoja politike në raportet mes klubit anglez dhe drejtuesve institucionalë britanikë.
Sipas David Kogan, përgjegjës i IFR(Independent Football Regulator), procedimi do të ekzaminohet brenda mesit apo fundit të janarit. ‘Premier League dëshiron që kjo çështje të zgjidhet brenda sezonit-tha Kogan për Times Radio duke saktësuar se do të jetë një komision i pavarur ai që do të prononcohet dhe që përbëhet nga 3 ish gjyqtarë apo avokatë. Kogan deklaroi gjithashtu se është gati të japë dorëheqjen nëse do të ketë ndërhyrje politike në punën e rregullatorit. ‘Do të marrim një vendim në bazë të provave’-siguroi ai
Manchester City, ndërkohë vazhdon të këmbëngulë në qëndrimin e tij se ka në zotërim argumenta vendimtarë për të përmbysur verdiktin. Një komision i pavarur e shpalli fajtor City-n për thyerje të normave financiare në përiudhën 2009-2018 në kuadër të një prej skandaleve më të mëdhenj në historinë e sportit britanik.
Sipas akuzës, janë manipuluar bilancet përmes akordeve false për 900 milionë paundë në harkun e 9 sezoneve. Sanksionet e mundshme për Manchester City përfshijnë penalizime në klasifikim, gjoba, përjashtim nga Premier League dhe heqjen e titujve. Me të përfunduar procedimi edhe pronarët nga Emiratet me në krye sheikun Mansour, mund të ekzaminohen nga IFR.
Top Channel