U largua pas humbjes në derbin me Tiranën, reagon Florin Bratu: U përpoqa që të ndërtoj një skuadër konkurruese
Inter dhe trajneri Cristian Chivu marrin lajme të këqija nga Lautaro Martinez. Kapiteni i skuadrës zikaltër ka pësuar një dëmtim muskular në kofshën e majtë gjë që u konfirmua edhe nga ekzaminimet mjekësore.
Në këtë mënyrë argjentinasi që vinte pas udhëtimit të tij në vendlindje dhe pas një dygolëshi të shënuar në San Siro në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, është i detyruar të qëndrojë jashtë fushave të lojës dhe nuk do të jetë për një kohë të shkurtër.
Kështu, Chivu do të humbasë shërbimin e kapitenit të tij për 3 javë, që do të thotë se Lautaro Martinez nuk do të luajë në sfidat me Bolognan, Shakhtar, Fiorentinën, Venezian, Milanin dhe Feyenoord e me shumë mundësi edhe në atë ndaj Comos e programuar për në 8 nëntor, për t’u kthyer në fushat e lojës vetëm pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve, në 22 nëntor ndaj Atalantës.
Në këtë mënyrë, Lautaro Martinez nuk do të mund të ndihmojë skuadrën e tij në këtë tur force që e pret Interin, që do të kërkojë ringjalljen në Evropë dhe shkëputjen e mëtejshëm në kampionat duke shfrytëzuar kalendarin e favorshëm me argjentinasin që do të humbasë derbin e dytë radhazi pas atij të muajit mars kur mungoi për shkak të një dëmtimi të pësuar në sfidën me Bodo/Glimt.
Top Channel