Inter merr lajme të këqija për Lautaro Martinez, kapiteni do mungojë në ndeshjet e Championsit dhe derbi
Diçka po lëviz rreth Interit; sipas të përditshmes ‘Il Messaggero’, një fond investime i lidhur me familjen mbretërore të Katarit ka hyrë në kontaktet e para me Oaktree për të parë mundësinë e hyrjes në kapitalin e klubit zikaltër.
Interesi i investitorëve nga Katari, i nxitur edhe nga pasioni për ngjyrat zikaltër të një anëtari të familjes Al Thani, i cili është i pranishëm rregullisht në tribunat e San Siros, si dhe i lehtësuar nga marrëdhëniet e konsoliduara tregtare përmes partneritetit me Qatar Airëays, vjen në një moment kur Interi gëzon një vlerësim të vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare.
Nëse nga njëra anë, për momentin nuk ka asnjë negociatë zyrtare dhe Oaktree rithekson kënaqësinë e plotë me investimin e bërë në vitin 2024, pa pasur asnjë synim për të hequr dorë nga kontrolli i klubit, nga ana tjetër, mundësia e përfshirjes së një aksioneri minoritar mund të përbëjë një alternativë strategjike.
Hyrja e kapitalit të ri arab do t’i mundësonte fondit amerikan të përcaktonte një vlerësim konkret të tregut për pjesëmarrjen e tij në klub, duke ruajtur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe duke siguruar njëkohësisht burime të reja financiare për të mbështetur planet e rritjes së shoqërisë, duke nisur nga projekti i stadiumit të ri të Milanos.
Top Channel