Ne Maqedoni eshte regjistruar viktima e peste e virusit te gripit te derrit A/H1N1. Behet fjale per nje grua 67 vjecare, e cila ishte shtruar ne Kliniken per semundje infektive te Shkupit.

Sipas informacioneve te mediave lokale, 67 vjecarja u shtrua me 26 nentor pasi kishte shfaqur probleme kardiologjike, nderkohe qe me pas u verifikua se ajo ishte prekur nga gripi A. Pavaresisht ndihmes mjekesore, ajo nuk ka arritur t’i mbijetoje infektimit.

Gjate 24 oreve te fundit ne Kliniken infektive te Shkupit jane shtruar 12 paciente te rinj te prekur nga gripi A, nderkohe qe ne Spitalin Ushtarak ndodhen 3 paciente te tjere, te dyshuar si te infektuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA