Gjyshja e Obamas, pelegrinazh ne Meke

25/11/2009 11:10

Gjyshja e presidentit amerikan, Barak Obama ka mberritur ne Arabine Saudite per te marre pjese ne pelegrinazhin islamik te Haxhit.

Lajmin e vizites se vecante te Sarah ne Meke e ka publikuar gazeta saudite “Okaz”, qe shton se ajo eshte shoqeruar nga nje prej niperve. Sarah Onyango Obama eshte e ema e babait te Barakut qe aktualisht jeton ne nje fshat te Kenias.

Ditet e fundit ishte folur shume per te pasi e shtyu pelegrinazhin per vitin tjeter, por mesa duket ka ndryshuar mendje. Omran, kusheri i kreut te Shtepise se Bardhe eshte ai qe do ta shoqeroje gjyshen ne Meke.

Ditet e fundit kane mberritur ne Meke rreth 2 milione besimtare nga e gjithe bota per te kryer pelegrinazhin me te madh ne vendin me te shenjte per myslimanet e mbare botes.

Top Channel