Leona Lewis refuzon 1.5 milione euro te Playboy

18/11/2009 10:00

Nuk duhen futur te gjithe artistet ne nje thes sepse ka edhe nga ata qe nuk mendojne per famen apo parate.

Nje prej tyre eshte ylli britanik i muzikes, Leona Lewis, e cila ka refuzuar nje oferte joshese te Playboy 1.5 milione euro per te pozuar nudo. Kengetarja i eshte pergjigjur me diplomaci ofertes duke thene se eshte e nderuar per kete propozim por zgjedh te mos heqe te brendshmet per revisten.

Sipas “The Sun”, Lewis i ka rezistuar tundimit, ndryshe nga koleget e saj Belinda Carlisle, Nancy Sinatra, LaToya Jackson dhe Tiffany. Pasi triumfoi ne vitin 2006 ne X Factor Uk, Leona shiti 6 milione kopje te diskut “Spirit”. Albumi i saj i ri titullohet “Echo”, ndersa kenga e pare e ketij albumi titullohet “Happy”.

Ne album kane bashkepunuar edhe artistet Ne-Yo, John Shanks, Max Martin, Xenomania dhe Julian Bennetta.

Top Channel