Teatri Kombetar pergatit dramen e Albit

17/11/2009 19:10

Pjesa “Kush ka frike nga Virxhinia Ulf” e dramaturgut amerikan Eduard Albit, pritet te jete gati pas pak ditesh.

Kjo veper vjen ne skene e shqiperuar nga Gjergj Peci dhe ne kendveshtrimin e regjisorit te ri, Kushtrim Bekteshi, per te cilin ky eshte bashkepunimi i pare me Teatrin Kombetar Shqiptar. Ndryshe nga cfare ishte menduar me pare per angazhimin e Luiza Xhuvanit dhe Ndricim Xhepes, ne kete drame do te interpretojne aktoret Eva Alikaj, Viktor Zhusti, Helidon Fino dhe Eftiola Lacka.

Per regjisorin Bekteshi, kjo drame e Eduard Albit eshte nje nga dramat me te mira te shekullit XX, pasi ajo flet per familjen e per gruan, per pozitat e saj, per konfliktet dhe iluzionet. Kjo pjese eshte vene ne shume skena te botes dhe dallohet per karakteret e saj specifike. Kushtrim Bekteshi eshte nje regjisor i ri shqiptar ne Maqedoni dhe deri tani ka vene ne skenen e Teatrit Kombetar te Shkupit tete shfaqje.

Ato jane “Akuariumi” nga Refet Abazi (2006), “Labirintet e kujteses” nga Avni Halimi (2007) dhe “Vojceku” nga Georg Byhner (2008), “Figaro divorcohet” nga Odon von Horvath (2008) “Kurthi i vdekjes” nga Ira Levin (2009). Kjo pjese e shkruar nga dramaturgu i njohur amerikan Eduard Albi, trajton nje teme delikate familjare, ate te cifteve pa femije. Pas shkrimit te kesaj drame, autori eshte vleresuar me cmimin “Pulitzer”. Vete Eduard Albi ka nje ndjeshmeri te vecante ne lidhje me temen e trajtuar, pasi qe ne javen e dyte te jetes, ai eshte biresuar nga nje cift njujorkez, te cilet nuk mund te kishin femije dhe i kane dhene atij gjithe perkushtimin e tyre.

Asnjehere Eduard Albi nuk eshte vene ne kerkim te prinderve te tij biologjike, duke respektuar njerezit qe e kane rritur. Prinderit e tij biresues gezonin nje reputacion te mire ne sferen artistike, pasi ata kishin nje kompani teatrore. Fale ketij biznesi familjar, Eduardi u pasionua me teatrin qe ne moshe te vogel, por asnjehere nuk arriti te permbushte kerkesat dhe pritshmerine qe kishin prinderit e tij per te. Pas shume perpjekjesh, suksesi per te erdhi menjehere pas venies ne skene te drames “Kush ka frike nga Virxhia Ulf”, ne vitin 1962, dhe pas shume debatesh e diskutimesh ai u vleresua dhe me cmimin “Pulitzer”.

Top Channel