Adriana Lima, mama per here te pare

17/11/2009 18:05

Adriana Lima behet mama per here te pare pasi ka sjelle ne jete vogelushen Valentina.

Bukuroshja braziliane, ikone e Victoria’s Secret lindi diten e diele ne nje spital te New York. Modelja e martuar prej disa kohesh me kampionin e NBA-se, Marko Jaric, e beri te ditur lajmin nepermjet zedhenesit te saj, te cituar nga revista “People”.

“Adriana dhe Marko jane shume te lumtur per lindjen e femijes se tyre te pare, Valentina Lima Jaric. Mamaja, vajza dhe babai jane shume mire”, thekson ne deklaraten e shkurter zedhenesi.

Top Channel