Nese ka nje forme arti qe ka shenjuar kohen kur jetojme, eshte me siguri arti i shtate, kinemaja, aktrimi dhe cdo epoke ka pasur protagonistet e saj.

Kalimi nga nje brez protagonistesh tek tjetri, te pakten ne kinema e teater nuk eshte kurre nje proces qe ndodh natyrshem por me shume konflikte te vogla e te medha, te hapura e te mbyllura. Alfred Trebicka eshte nje nga regjisoret qe ne menyre te hapur e demonstrative ka perkrahur prurjet e reja te dala nga Akademia e Arteve.

Por vetem deshira e mire nuk mjafton. “Ajo ka te beje me shkallen e qytetarise dhe te kultivimit te shoqerise. Eshte nje mbeshtetje false per te treguar qe po i mbeshtesim. Une nuk di te kete politika per mbeshtetjen apo krijimin e mundesise qe te rinjte te artikulojne veten e tyre. Eshte nje fenomen qe eshte ka qene dhe do jete gjithmone ai i perplasjes se gjeneratave”, shprehet Trabicka.

Por nje nga ata qe me siguri ia vlejne eshte Lulzim Zeqja, i zgjedhur nga regjisore te ndryshem per te qene protagonist ne ato pak filma qe behen ne Shqiperi. Nga ana e tij, aktori i ri Lulzim Zeqja e ka gjetur paqen me veten dhe me koleget. Ndoshta publiku nuk do t’i marre vesh gjithmone konfliktet brenda trupave te aktoreve por gjithmone do te vleresoje magjine e kinemase dhe teatrit pavaresisht protagonisteve dhe kulisave.

Top Channel