Saimir Strati ka mundur te triumfoje serish duke shenuar nje tjeter rekord boteror.

Mozaiku gjigand i Majkell Xhekson, i realizuar me 230 mije penela dhe siperfaqe 26 meter katrore beri qe artisti shqiptar te mbante premtimin e dhene nje vit me pare per te sjelle ne Shqiperi, certifikaten e katert te rekordit Guinness.

“Ky eshte rekordi im i katert dhe e kam per krenari qe e bej serish ne Shqiperi. Ka qene shume i veshtire per shume arsye. Qe te besh dicka novatore ne bote nuk eshte e kollajte por u kisha premtuar vitin e kaluar qe do beja dicka dhe e mbajta fjalen”, u shpreh Strati.

Mozaiku i formesuar ne rrugetim, ne qytetet kryesore te Shqiperise dhe Kosoves mbi nje trajler, e ndali udhetimin e tij ne Tirane, duke shenuar rekordin e katert per shqiptarin Saimir Strati, i cili e ka cilesuar kete homazhin shqiptar per Majkell Xhekson.
 

FOTO GALERI
1/1

Top Channel