Eno Milkani: Nje regjisor ne “rrugetim”

13/11/2009 19:05

Kur thua Milkani mendja te shkon tek filmi. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe me Eno Milkanin, i cili per ceshtje trashegimie duhej te merrej me artin e shtate.

Por edhe pse mund te te krijohet pershtypja se per shkak te trashegimise gjithcka e ka arritur pa u lodhur, per shkak te punes, Enos i eshte dashur te kaloje shume kohe larg familjes dhe miqve. Ishte viti 1998 kur puna e gjate e Enos ne prapaskene do shijonte dicka nga suksesi. Ai nisi te realizonte filma me metrazh te shkurter ku dominonte neorealizmi.

Me pas erdhi dhe nje sukses tjeter i madh ku bashkepunoi me babain, Pirro Milkanin ne filmin “Trishtimi i zonjes Shnajder”. Prej pak kohesh ai eshte regjisor ne dokumentarin e Top Channel, “Rrugetim”. “Enon e njoha rastesiht. Punuam ne nje projekt te perbashket para 4-5 vjetesh. Ne pune eshte pak i prape ngaqe kerkon orare dhe saktesi maksimale qofte ne diskutimet dhe menyren si xhirohet, ndersa ne jete eshte gje tjeter”, shprehet gazetari Fatos Baxhaku.

Ai nuk harron te flase edhe per te metat e regjsorit te ri. “E meta e madhe e Enos eshte qe me duron mua. Nganjehere kur je tip i ndryshem mund te lindin edhe diferenca ne shije, ne menyren e jeteses. Besoj se eshte Eno ai qe i ka kaluar i pari keto pengesa dhe kemi bere goxha pune”, shton Baxhaku.  

FOTO GALERI
1/2

Top Channel