Itali, tjeter viktime nga gripi i derrit

29/10/2009 11:25

Nje tjeter viktime nga virusi i gripit te derrit eshte regjistruar ne Itali. Behet fjale per nje 65 vjecar qe ka nderruar jete ne spitalin e qytetit te Napolit.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave personi ne fjale kur eshte shtruar ne spital ka shfaqur simptoma edhe te semundjeve te tjera.

Burimet shtojne se vetem dy dite me pare ne te njejtin qytet ka vdekur edhe nje mjek 56-vjecar, i cili kishte rezultuar pozitiv ndaj testit te virusit A/H1N1.

Top Channel