Briatore ne kundersulm, ceshtja ne Gjykaten e Larte
19/10/2009 15:00
Flavio Briatore ka pritur deri ne shperndarjen e reve per te nisur nje kundersulm frontal ndaj FIA-s.
Ish shefi i skuderise Renault, i perjashtuar perjetesisht nga bota e Formula 1, do ta coje ceshtjen ne Gjykaten e Larte te Parisit. Avokatet e milionerit italian kane mbledhur prova te mjaftueshme per te akuzuar FIA-n dhe Max Mosley-n.
Qellimi kryesor i Briatore-s eshte te heqe pezullimin e perjetshem ne kembim te nje demshperblimi 500 mije deri ne 1 milione euro. Flavio Briatore u konsiderua si koka e skandalit qe perfshiu Formula 1 para disa javesh per shkak te aksidentit te detyruar te Piquet ne Singapor, per te favorizuar shokun e skuadres, Fernando Alonso.
Top Channel