Policia: Jacko mund te jete vetevrare

20/07/2009 10:00

Hetimet per vdekjen e Michael Jackson nuk do mbyllen me akuzen e vrasjes ndaj nje prej mjekeve te tij, pasi tashme nje piste tjeter eshte e mundshme eshte edhe vetevrasja.

Lajmin e ben te ditur nje zyrtar i larte i policise te Los Angeles, i cituar nga “Los Angeles Times”. Edhe pse policia nuk ka ende prova per nje vetvrasje te mundshme, gjithcka ngelet e hapur por hetimet po vijojne me ritme shume te ngadalta. Nga ana tjeter, rezultatet e analizave toksikologjike nuk kane perfunduar ende dhe ato do behen te ditura gjate diteve ne vazhdim.

Ilaci qe ben te dyshojne policet per nje vrasje eshte Propofoli i gjetur ne shtepine e yllit te muzikes. “Hetuesit kane studiuar disa pista, madje edhe vrasjen e pavullnetshme”, shprehet zyrtari i policise.

“Ka shume vrasje ku rrethanat nuk te cojne tek asnje i akuzuar”, shton ai, duke kujtuar se varesia e Jackson ndaj ilaceve eshte nje arme e forte ne duart e avokateve te mjekeve.

Top Channel