
Ne oret e vona te pasdites nga Rumania jane njoftuar me poste elektronike specialiste te Institutit te Shendetit Publik dhe autoritet e tjera shendetsore per rastin e pare te konfirmuar ne rruge laboratorike.(UPDATE)
Behet fjale per nje student nga qyteti i Gjirokastres, i cili dy jave me pare u cilesua si rast i dyshuar.
“Nga analizat qe na kane mberritur nje rast ka rezultuar me H1N1. Ka qene student me shenja te nje gripi te zakonshem eshte pa probleme dhe nuk eshte shtruar ne spitalin infektiv dhe nga te dhenat qe kemi gjendja e tij ka qene e mire”, u shpreh per Top-Channel nga Departamenti i Semundjeve Infektive, Silva Bino.
“Gripi shfaqet ne format e nje gripi te zakonshem prandaj te gjithe perbejne rrezik, te gjithe jane te rrezikuar. Ky student nuk ka patur asnje lidhje epidemilogjike dhe kjo eshte nje e dhene qe tregon qe mund te kemi edhe raste te tjera te lehta”, perfundoi Bino
Rastet me virusin A/H1N1 thone specialistet nuk jane me bartes te ketij virusi dhe nuk e transmetojne ate tre dite nga fillimi i shenjave .
Diten kur eshte vizituar studenti ka qene ne diten e trete ndaj mundesia qe ai te infektoje te tjere eshte e vogel thone specialistet.
Top Channel