Te brendshmet ne shekuj kane evoluar bashke me njerezimin. Ato kane zene nje vend jo pak te rendesishem ne histori, duke fshehur dhe me vone duke nxjerre ne pah pjeset e trupit.
Mbreti Tut u gjet i varrosur me te mbathura te gjata, Henri VIII i perdori edhe te zbukuruara me gure te cmuar, ndersa ne vitet 1800, ne epoken viktoriane, te brendshmet e femrave ishin shume elegante, po aq te shtrenguara, sa ndonjehere krijonin probleme per organet e brendshme.
Ne shekullin e 20-te diskutimi lindi nese meshkujt dukeshin me mire me mbathje si te boksiereve apo te shkurtra, lufta per te cilen vijoi e heshtur per disa vite.
Ne vitet 1960-70, te mbathurat per femra evoluan ne ekstrem, pasi nuk ishin vetem utilitare, por edhe seksi.
Ne vitet 1980, dolen tangat, me nje detyre te percaktuar qarte, te eleminonin vizat e te mbathurave, por nuk u pranuan lehte dhe u bene popullore vetem ne gjysmen e viteve 1990, me ane te Monika Levinski!
Po pasi ka patur kaq shume ndryshime, korsete e kohes viktoriane, u cilesuan si shume femerore edhe nga zonja e pare e Talk Show-t amerikan, Oprah Winfrey
Top Channel