Zellweger ne Berlin me “My One and Only”

13/02/2009 18:25

Ne edicionin e 59-te te Festivalit te Filmit ne Berlin eshte shfaqur filmi “My One and Only” me protagoniste Renee Zellweger e Kevin Bacon.

Ann Devereaux e sapodivorcuar vendos te beje nje udhetim me femijet ne kerkim te nje shoku te ri dhe nje babai per femijet. “Personazhi im eshte nje femer qe ka pak besim ne vetvete dhe vetem ne fund te udhetimit e kupton vleren e saj te vertete. Keshtu ajo arrin te ribashkoje familjen pa pasur nevoje per t’u mbeshtetur tek nje mashkull. Ann eshte nje personazh epik dhe trasgresiv ne Ameriken e viteve ’50 ku liria ishte shume e kufizuar”, shprehet Zellweger.

Ne vijim te deklarates, ajo nuk e pranon se gjate karrieres ka luajtur vetem role te femrave te brishta. “Besoj se mund te luaj gjithcka. Ajo qe per mua ka me shume rendesi nuk eshte roli por kinemaja cilesore. Hollywood-i im eshte te punoj mire”, vijon biondja amerikane, Nderkohe, regjisori Richard Loncraine eshte shprehur entuziast qe filmi i tij u perzgjodh per berlinalen e ketij viti.

Top Channel