Mel C, mamaja e fundit e Spice Girls

13/02/2009 18:55

Ish pjesetarja e Spice Girls, Mel C eshte e fundit e 5 vajzave qe pret te sjelle ne jete ne femije.

Rreth nje muaj nga lindja e femijes se saj te pare, ajo eshte pare ne nje park te Londres ku veshtire se mund te njihej per shkak te permasave te ndryshuara nga shtatezania. Ende nuk dihet nese femija do te jete femer apo mashkull, por kjo pak rendesi ka per Mel C, e cila pret me padurim te provoje kete eksperience.

Ne nje interviste te dhene pak kohe me pare, ajo ka thene se eshte shume e lumtur nga ideja se do te behet mama, nje deshire e cila me ne fund i eshte realizuar. Persa i perket jetes me te fejuarin Thomas Starr, me te cilin bashkejeton prej 7 vjetesh, martesa eshte shume afer dhe femija i pare i ciftit mund te jete shtysa perfundimtare qe ata te shkojne drejt altarit.

Ish pjesetaret e Spice Girls e kane provuar kete eksperience pasi Victoria ka tre femije, Emma nje djale, Halliwell nje vajze dhe Melanie Brown dy femije.

 

Top Channel