George Clooney ndryshon kurs: Nuk po ndjek më një karrierë, do të bëj gjëra që i konsideroj më kuptimplote
Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni jane kthyer serish ne qender te vemendjes por jo per ndonje lajm te koheve te fundit. Behet fjale per nje detaj qe mediave u ka shpetuar ne momentin qe ata u njohen.
Mes tyre pati dashuri me shikim te pare dhe kete e dine te gjithe tashme, por ajo qe nje mik i tyre zbulon eshte se, Sarko i ka propozuar per martese ish modeles italiane vetem pak ore pasi u njohen. “Do ta shohesh qe do jemi me mire se Marilyn dhe Kennedy”, i ka thene presidenti Carla-s. Kete bisede e ka ndjekur nje miku i tyre 75 vjecar, i pranishem ne mbremjen kur cifti u njoh.
Jacques Seguela ka publikuar nje liber me titull “Autobiografi te paautorizuara” ku flet edhe per kete cast. “Takimi ishte i papritur dhe mes tyre pati nje joshje te menjehershme”, thuhet mes rreshtave. Sarkozy dhe Bruni u njohen ne 13 nentor te vitit 2007 dhe u martuan 7 jave me vone. I sapodivorcuar nga bashkeshortja Cecilia, Sarko zgjodhi rrugen me te shkurter, duke propozuar bukuroshen e cila ishte e pranishme ne darken e organizuar nga presidenti.
“Reputacioni im nuk eshte me i keq se juaji. Te njoh por nuk te kam takuar asnjehere. Di gjithcka per ty sepse jam si ty”, i ka thene Nikolas bashkeshortes se tij te ardhshme, duke i premtuar se do ishte i pranishem ne nje koncert te sajin ne Paris. “Do shpallim fejesen se shpejti dhe do ta shikosh se do jemi me te mire se Marilyn e Kennedy”, i ka premtuar ai, ndersa ajo u pergjigj: “Fejese? Kurre! Nuk jetoj me me nje mashull qe nuk do me dhuroje nje femije”. Pas kesaj bisede, kreu i Elizese i propozoi bukuroshes italiane ta celebronin njohjen e tyre ne altar.
Top Channel