Supermodel, fiton modelja braziliane

25/01/2009 21:55

Modelja nga Brazili eshte shpallur fituesja e “Supermodel of the World” i cili eshte zhvilluar te shtunen ne Budva. Ne kete eveniment kane marre pjese modele nga 40 vende te ndryshme te botes dhe Shqiperia eshte perfaqesuar nga Dorela Hysi.

“Zgjodhem Budven se menduam te organizonim nje event special. Ky eshte nje vend plot energji dhe me njerez te bukur. Ne erdhem dhe patem sukses”, eshte shprehur drejtori ekzekutiv i “Ford Models”, John Caplan.

“Modelja shqiptare eshte shume e bukur dhe prezanton shume mire vendin e saj”, tha ai.

Ne kete konkurs nderkombetar morren pjese modele nga Shqiperia, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia.

Top Channel