Liam Gallagher: E urrej Tom Cruise

21/01/2009 20:55

Lideri i grupit britanik Oasis, Liam Gallagher nuk ka ndryshuar aspak sjellje. Gjate nje spektakLi televiziv ne Angli, vellai i madh i grupit nga Manchester ka sulmuar ashper aktorin amerikan, Tom Cruise.

“E urrej Tom Cruise. Une nuk duroj dot as ate bastardin e vogel, Michael Owen”, ka thene pa asnje problem kengetari kontrovers. Gjate nje ndalese ne Berlin, kengetari eshte takuar me aktorin amerikan por gjate bisedes se tyre te shkurter, Liam nuk ka mundur t’i thote aktorit asnje fjale nga ato qe mendonte per te. Kete e ben te ditur tabloidi britanik “Daily Star”, qe thekson se per here te pare lideri i Oasis ka ngelur pa fjale pasi Tom i kaloi perpara dhe e pershendeti.

“Pa humbur buzeqeshjen, Cruise i kujtoi vellait te madh te grupit britanik per fyerjet e permendura ne nje dokumentar. Paten nje bisede te qete por me pas Liam u largua me shpejtesi”, shkruan mes te tjerash “Daily Mail”. Nese kjo eshte e vertete, atehere nuk ka dyshim se Lian eshte nje nga ata persona qe hedhin gurin e me pas fshehin doren…

Top Channel