Boyzone, lote per vdekjen e Gately

18/01/2009 16:40

Vdekja e pjesetarit Stephen Gately ka shkaktuar nje dhimbje aq te madhe ne grupin Boyzone, cka ka bere qe banda britanike ta shprehe dhimbjen ne nje kenge te publikuar se fundmi me titullin “Gave It All Away”.

Ne kete klip Ronan Keating shperthen ne lote ndersa i shkruan nje leter shokut qe nderroi jete pak muaj me pare ne Spanje. “Eshte homazhi me i madh qe mund t’i bejme”, thekson Keating.

Gjithashtu, ne kete klip edhe Shane Lynch, Keith Duffy e Mickey Graham jane mbledhur ne nje dhome ku shkruajne disa vargje, dedikuar mikut te tyre.

“Xhirimet jane shume te dhimbshme por nuk donim qe te ishte shume e trishtueshme, prandaj kemi futur edhe ndonje buzeqeshje brenda”, shton lideri Keating.

FOTO GALERI
1/3
Kenga e re i dedikohet pjesetarit qe nderroi jete

Top Channel