Permiresohet Patrick Swayze, del nga spitali

17/01/2009 11:05

Permiresohet gjendja shendetesore e Patrick Swayze. Ai ka lene spitalin, ku ishte shtruar disa dite me pare per t’u kuruar pasi vuante nga pneumonia.

“Jam e lumtur t’u njoftoj se Swayze eshte kthyer ne shtepi pasi ka marre mjekimin e nevojshem”, tha zedhenesja e aktorit Annett Wolf, per revisten “People”.

Protagonisti i “Dirty Dancing” vuan nga kanceri ne pankreas dhe ne nje interviste dhene se fundi deklaroi se ka qene me fat qe ka mbijetuar per kaq kohe, por mund te kete edhe dy vjet jete.

Top Channel