Lewis-Timberlake risjellin “I Will Always Love You”

12/01/2009 19:50

Pas Whitney Houston, kengen legjendare te kthyer ne simbol te dashurise, “I Will Always Love You” do ta kendoje edhe dyshja Leona Lewis-Justin Timberlake.

Kengetarja britanike dhe ylli i muzikes amerikane kane menduar ta perpunojne versionin origjinal te Houston per ta sjelle ne skene ne nje tjeter model qe do te mbaje firmen e tyre. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, cifti i suksesshem do ta regjistroje kengen gjate muajit te ardhshem, sapo ata te gjejne nje moment te lire.

Kenga eshte kenduar per here te pare nga Dolly Parton dhe me pas nga Houston per kolonen zanore te filmit “The Bodyguard”, ku vete ajo luan perkrah Kevin Costner.

Top Channel