MotoGP, Marquez triumfon në Gjermani

02/07/2017 00:00

Triumf i Marc Marqeuz në pistën e Gjermanisë. Emocione, adrenalinë, rivalitet dhe mbi të gjithë shpejtësi marramendëse. Kjo ishte panorama e garës së radhës në MotoGP.

Është piloti spanjoll i Hondas, Marc Marquez ai që bën ligjin në pistë  dhe në këtë pikë mund të konsiderohet një lloj “tiranie” nga ana tij. Kjo është e teta herë që ai regjistron një fitore në “Sanksering”.

Garë e ashpër ajo mes Marquez dhe Jonas Folger, me këtë të fundit që arriti të zinte vendin e dytë. Në pod u ngjit edhe Daniel Pedrosa, i cili u pozicionua në vendin e tretë.

Rivalitet pati edhe mes dy pilotëve të Yamaha-s, Maverick Vinales dhe Valentino Rossi, të cilët u pozicionuan me të parin në vendin e katërt, ndërsa “Doktori” në të pestin. Për spanjollin Marquez kjo ishte një fitore më shumë peshë, pasi i jep atij mundësinë të rigjejë edhe një herë tjetër besimin tek vetja e tij, i cili lë të hapur çështjen se kush do të jetë kampioni i MotoGP, me garën e ardhshme që është e parashikuar në kalendar të zhvillohet me 6 gusht  në pistën “Brno” të  Çekisë.

Top Channel