Italianët e kombëtares marrin pasaportën shqiptare

21/03/2017 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar dhënien e nënshtetësisë për ish-zëvendëstrajnerin e përfaqësueses kuqezi dhe aktualisht trajnerin e Luganos në Zvicër, Paolo Tramezzani.

Veç tij, një pasaportë shqiptare do të marrë edhe përgatitësi atletik, Alberto Bella. Ashtu si Giani De Biasi rreth një vit më parë, edhe dy pjesëtarë të tjerë të stafit të tij, edhe pse Tramezzani nuk është më, tashmë do të përfitojnë pasaportën shqiptare.

Në prag të ndeshjes me Italinë, i gjithë stafi teknik, duke përjashtuar të sapoemëruarin Veronese, do të jenë me nënshtetësi shqiptare. Veç tyre, në listën e këtij dekreti të fundit të nënshtetësisë janë edhe disa futbollistë si Çlirim Shabani, Elvir Maloku, Taulant Sulejmanov dhe Arbenita Curra.

Top Channel