Besnik i Chelsea-t, Hazard konfirmon qëndrimin

10/03/2017 00:00

Eden Hazard i premton besnikëri Chelsea-t. Futbollisti belg në një intervistë për median britanike deklaron se nuk ka ndërmend të largohet nga “Stamford Bridge” pasi ndihet mirë në Londër duke frenuar kështu lëvizjet e Realit të Madridit që kërkon ta sjellë në Spanjë për të zëvendësuar Iscon ose James Rodriguez.

Hazard në fillim të sezonit kishte deklaruar se do të largohej nga Chelsea pasi të kishte fituar titullin e Premier League, gjë që ka shumë të ngjarë të ndodhë duke qenë se Chelsea është i shkëputur 10 pikë nga ndjekësit më të afërt.

Por me ardhjen e Antonio Conte-s në pankinë, belgu fitoi një tjetër status në skuadër dhe ndihet shumë komod me rolin e ri që i ka dhënë italiani në fushën e lojës pas përshtatjes së skemës 3-4-3.

Tashmë Hazard dhe Chelsea-t i duhet të përgatiten për ndeshjen çerekfinale të FA Cup ndaj Manchester United që do të luhet në mbrëmjen e së hënës në “Stamford Bridge”.

Top Channel