Rinovimi i bllokuar, Iniesta kërkon të njëjtën pagë

26/12/2016 00:00

Vitet i kanë ndryshuar vetëm moshën sepse klasi i tij mbetet i lartë dhe padyshim ai është një nga ata lojtarët që vijnë rrallë në botën e futbollit.

Andres Iniesta, ylli i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, që është në kufirin e 33 viteve është vënë në qendër të medias për shkak të rinovimit të kontratës.

Dhe rinovimi duket se nuk do të jetë i lehtë për katalanasin, të paktën sipas asaj që zbulon e përditshmja spanjolle “AS”.

Vetë mesfushori nuk ka shprehur asnjë shenjë lëkundje që karrierën ta mbyllë tek Barcelona, por ai ka shpalosur kushtet e tij.

Iniesta dëshiron që edhe me kontratën e re të vazhdojë të jetë futbollisti i dytë më i paguar, pas Messit, që do të ishte një sforco goxha e madhe për drejtuesit e klubit katalanas.

Në fakt mungesa e herëpashershme e Iniestës gjatë muajve të fundit i ka bërë të lëkunden drejtuesit e Barcelonës, ndaj janë duke parë njëkohësisht edhe për zëvendësuesin e tij.

Top Channel