Atletico në tapet, mposhtet nga Villareal

12/12/2016 00:00

Villareal arriti të marrë një 3 pikësh të rëndësishëm në luftën për një vend në Europë për sezonin e ardhshëm. “Nëndetësja e verdhë” fitoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Atletico Madrid, me këtë të fundit që e sheh veten në vendin e gjashtë në klasifikimin e kampionatit spanjoll.

Trigueros dhe Do Santos shënojnë në harkun kohor prej 10 minutash në pjesën e parë. I pari realizoi në minutën e 28, ndërsa i dyti në të 38-n. Kjo ishte e hera e parë që skuadra e Simeones pëson dy gola brenda fraksionit të parë të një ndeshje që nga janari në sfidën me Barcelonën.

Villareal mbetet një “tabu” për francezin Antonie Griezmann. Sulmuesi nuk arrin të gjejë rrjetën ndaj kësaj skuadre në dhjetë përballje.

Tifozët janë të pakënaqur, sidomos pas zhvillimeve të fundit. Simeone doli hapur kur tha se një ditë do të preferonte të drejtonte Inerin, ndërsa lojtarët duken të pa motivuar.

Atletico humbi edhe portierin Oblak që u dëmtua në pjesë të parë. Ndoshta mungesa e tij mund të jetë një pikë kthese, pasi slloveni po kalon në një formë të dobët pasi ka pësuar 11 gola në 8 ndeshje.

Në pjesën e dytë, vendasit u kujdesen që të menaxhojnë rezultatin deri në minutën e 93, kur Soriano shënoi golin që vulosi fitoren e Villareal dhe hodhi në tapet Atleticon.

Top Channel