Kupa e Mbretit, Reali mund 7-1 Leonesas

26/10/2016 00:00

Real Madrid fitoi 7-1 në stranfertën ndaj Cultural Leonesas, ndeshje e vlefshme për Kupën e Mbretit. Dopieta e Alvar Moratës dhe Marco Asensios i bënë më të lehtë punën trajnerit Zidane që i dha më shumë minuta lojtarëve të rinj.

20-vjeçari asensio ka shënuar në çdo kompeticion në debutimin e tij me skuadrën e Realit. Fillimisht shënoi në Superkupen e Europës ndaj Sevillas, pastaj në kampionat në fitoren ndaj Sociedad dhe në triumfin ndaj Legias së Varshavës në Champions.

Po ashtu, kjo ndeshje shërbeu për të konfirmuar edhe formën e mirë të Moratës, Iscos dhe James Rodriguez, lojtarë të cilët nuk po gëzojnë shumë minuta.

Ndryshe nga disa skuadra të tjera që preferojnë të qëndrojnë me 10 lojtarë pas topit kur luajnë me Realin, Leones guxoi edhe të sulmonte, madje arriti të shënojë edhe një gol me Benjan në të 84-n. Për Realin shënuan edhe Diaz e Nacho, ndërsa Zuiverloon i vendasve ishte i pafat kur realizoi një autogol.

Top Channel