Superiorja, Luftëtari merr 3 pikët e para

17/09/2016 00:00

Luftëtari ka regjistruar fitoren e parë në përballjen e dy skuadrave debutuese të këtij sezoni në Superiore. Në “Elbasan Arena”, gjirokastritët mposhtën 1-0 Korabin.

Një gol i venezuelianit Andres Montero i dha një 3 pikësh me shumë vlera Luftëtarit në garën për mbijetesë. Për Korabin mbetet zhgënjimi i shumë rasteve të humbura në një ndeshje të cilën skuadra dibrane e luajti më mirë por i mungoi sërish finalizimi.

Ashtu si ndaj Partizanit qëndërmbrojtësi i Luftëtarit Bojom, shkaktoi në tjetër 11-metërsh këtë herë duke ndërhyrë në mënyrë të gabuar ndaj Peposhit.

Ekzekutimin e penalltisë për Korabin e mori përsipër Sebino Plaku i cili gaboi totalisht duke e flakur topin mbi traversë. Minutat në vazhdim ishin disi më te qeta dhe pa raste të pastra për shënim.

Që Sebino Plaku nuk ishte në ditën e tij, kjo u kuptua më mirë në minutën e 62-të, kur sulmuesi shmangu edhe Mirakën por sërish nuk gjeti dot kuadratin e portës. I pafat Korabi në të 67-tën me traversën që i mohoi golin Nexhipit pas një gooditje nga distanca.

Gol i munguar në njërin krah dhe gol i shënuar në krahun tjetër sepse në vazhdimin e askionin kundërsulmi i Luftëtarit ishte vrasës për dibranët. Asist perfekt i Silas Daniel për Andres Monteron, venezueliani nuk fali duke ndëshkuar Vujadinovic. Ky ishte goli i parë skuadrës gjirokastrite në këtë sezon.

Top Channel