Aguero mbetet te City, kontrata e re deri në 2020

16/09/2016 00:00

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Daily Express’ sipas të cilit, sulmuesi argjentinas do të firmosë një kontratë të re deri në vitin 2020, ndërkohë që ajo aktuale i skadon në 2019.

Ideja e 28-vjecarit ishte që pas vitit 2019 të kthehej në Argjentinë te Independiente, por pas bisedimeve me drejtuesit e City, Aguero ka pranuar që të qëndrojë te klubi anglez edhe për sezonin pasardhës.

Sergio Aguero këtë sezon është i papërmbajtshëm për Manchester City pasi ka shënuiar në cdo ndeshje ku është aktivizuar dhe këtë e tregoi edhe në sfidën me Borussia Mönchengladbah në Ligën e Kampioneve ku ai ishte autori i 3 prej 4 golave të skuadrës së tij.

Sulmuesi argjentinas deklaroi se ai ëndërron të fitojë Ligën e Kampioneve përpara se t’i thotë përfundimisht lamtumirën Manchester City.

Top Channel