Sadiku e Kukeli, nga liga e dytë zvicerane në grupet e E. League

26/08/2016 00:00

Armando Sadiku dhe Burim Kukeli me skuadrën e tyre të Zyrihut janë bërë këtë sezon pjesë e një precedenti që ndodh rrallë në futbollin Europian. Zyrihu militon në ligën e dytë zvicerane, por këtë sezon merr pjesë në grupet e Europa League.

Zyrihu ra sezonin e kaluar nga kategoria në Zvicër, por në fund çuditërisht arriti të fitojë kupën dhe për këtë fakt merr pjesë direkt në grupet e Europa League.

Skuadra zvicerane, që ka në organikën e saj edhe dy lojtarët e kombëtares shqiptare Armando Sadiku dhe Burim Kukeli, është vendosur në Grupin L nga shorti i hedhur këtë të premte, së bashku me Vilarealin, Steauan e Bukureshtit dhe skuadrën turke të Osmanlispor.

U fol shumë këtë merkato vere për një transferim të mundshëm të Sadikut drejt një kampionati më të fortë, por duket se drejtuesit e Zyrihut kanë vendosur ta mbajnë të paktën edhe për një sezon sulmuesin e kombëtares shqiptare.

Top Channel