“Twerk” dhe puthje për Hamilton

03/08/2016 00:00

Lewis Hamilton ka nisur pushimet e merituara. Pas një starti të dobët në Botërorin e këtij viti, duke i dhënë mundësi shokut të skuadrës, Nico Rosberg të shkëputet, ai rriti të përmbysë gjithçka dhe tashmë kryeson në renditje.

Por, piloti britanik nuk shquhet vetëm në pistë, por edhe për stilin e jetesës. Së fundmi, Hamilton ka qenë në qendër të mediave rozë, për sa i përket marrëdhënieve të tij me femrat.

Fillimisht u përfol për një lidhje mes tij dhe Rita Orës. Pas kësaj u fol për një romancë me Barbara Palvin.

Ndërsa tani ai është parë shumë afër me një tjetër modele, Chanel Iman. Ata janë fotografuar në Barbados teksa kërcenin shumë ngjitur me njëri-tjetrin. Nuk kanë munguar as puthjet “miqësore” mes tyre.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel