Napoli blindon Hysajn, 50 mln euro për prishjen e kontratës

02/08/2016 00:00

Pas largimit të Higuain, Napoli nuk dëshiron të humbasë edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm. Një ndër ta është edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Drejtuesit napolitanë kanë vendosur një klauzolë prej 50 milionë eurosh për prishje të njëanshme të kontratës. Nga kontrata e re, shkodrani pritet të fitojë rreth 1.6 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Për mbrojtësin kuqezi ka pasur oferta nga skuadra të ndryshme të Europës, si Bayern, Barcelona dhe Arsenal, me shifra që shkonin deri në rreth 26 milionë euro.

Hysaj i ka refuzuar këto dhe në ditët në vazhdim pritet zyrtarizimi i rinovimit me Napolin.

Top Channel