Tour de France, Dumoulin fiton etapën e 13

16/07/2016 00:00

Tom Dumoulin është fituesi i etapës së 13 kronometër individual i turit të Francës.

Ishte një etapë që pati mbi të hijen e ngjarjes tragjike të Nice-s, ku 84 persona mbetën të vdekur pasi një kamion përplasi turmën që po festonte Ditën e Bastijës.

Ciklisti holandez i përshkoi 37.5 km e etapës me kohën 50 minuta e 15 sekonda, duke lënë në vendin e dytë, britanikun e Team Sky, Chris Froome me 1 minutë e 3 sekonda më shumë, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua portugezi Nelson Oliveira.

Në klasifikimin e përgjithshëm te Turit, Chris Froom forcon pozitat. Kampioni në fuqi i Turit, kryeson me 58 orë 2 minuta e 51 sekonda duke lënë pas në vendin e dytë holandezin Molma me 1 minutë e 47 sekonda më shumë, ndërkohë që Adam Yates zbret në vendin e tretë të kësaj renditje i ndjekur nga kolumbiani Nairo Kintana në vendin e katërt.

Në fund të etapës, nuk pati ceremoni për veshen e fanelave për kryesuesit e asnjë prej kategorive të Turit të Francës, dhe kjo në respekt të viktimave të sulmit të Nice-s.

Top Channel