Uells-Belgjikë, në Lilë do të shkruhet historia

01/07/2016 00:00

Në Stadiumin e Lille-s sonte në mbrëmje shkruhet historia; Uellsi dhe Belgjika do të përballen në çerekfinale të Euro 2016.

Do të jetë mbrëmje magjikë për Bale dhe Uellsit, të cilët në pjesëmarrjen e tyre të parë  ë fazën finale yë një evropiani, duan të befasojnë sërish. Djajtë e kuq të Wilmots në krahun tjetër, ëndërrojnë të kthehen mes 4 më të mirave të Kontinentit të Vjetër pas 36 vjetësh, por atyre u duhet të bëjnë llogaritë me dëmtimet dhe skualifikimet.

Në “Pierre-Mauroy” do të vihen përballë dy skuadra që kanë ardhur deri këtu në mënyra krejtësisht të ndryshme. Bale e Uellsi dolën fitues të Grupit B përpara Anglisë, e eliminuar tashmë dhe tani kërkojnë një tjetër shpërthim që mund t’i kthejë ata në mite.

Trajneri Cris Coleman përveç formës së shkëlqyer të liderit të skuadrës së tij i gëzohet faktit që e ka infermierinë bosh dhe precedentë inkurajues.

Në fakt të dy këto skuadra u përballën me njëra-tjetrën edhe në fazën eliminatore të këtij turneu me Uellsin që fitoi 4 pikë kundrejt belgëve pa pësuar asnjë gol. Në Bruksel ndeshja mes tyre përfundoi 0-0, ndërsa në Cardif uellasianët fituan 1-0, pikërisht me gol të Bale.

Nga ana tjetër është Belgjika e cila shihet si favorite, por që ka disa probleme më shumë.

Wilmots duhet të përballet me mungesën e Vermalen të skualifikuar e Vertongen të dëmtuar, ndërkohë që Hazard nuk është në formën më të mirë të tij.

Top Channel