Ja mesazhi i De Biasit për futbollistët

21/05/2016 00:00

Edhe njëherë tjetër në filozofinë e trajnerit italian të kombëtares shqiptare ka mbizotëruar aspekti emotiv: përpara shpalljes së listës ai ka lexuar një tjetër mesazh karikimi, që më parë u’a ka dërguar futbollistëve.

“Përshendetje djem! Pas 10 ditësh nisin përgatitjet për ndeshjen e hapjes me Zvicrën në Euro 2016. Për të gjithë ky do të jetë një rast  unik dhe ndoshta i papërsëritshëm për të nderuar fanelën dhe për të treguar vlerat tona. Në Austri do të jenë 27 futbollistë, por vetëm 23 do të shkojnë në Francë. Kriteri i zgjedhjes ishin kushtet fizike dhe psikologjike për të bërë skuadër dhe për të përballuar këtë aktivitet”, shkruan De Biasi.

Top Channel