Nadal denoncon ish-ministren franceze

26/04/2016 00:00

Rafael Nadal mban premtimin që kishte bërë në Indian Ëells dhe denoncon ish-ministren franceze, Roselyne Bachelot. Kjo e fundit përpara disa javësh kishte deklaruar se në periudhën që Nadal ndenji 7 muaj jashtë fushave për arsye dëmtimi e bëri për të fshehur pozitivitetin e tij në testet antidoping, një deklaratë kjo që shkaktoi një zemërim të madh te tenisti nga Majorka.

Nadal, nëpërmjet agjentit të tij bëri të ditur se tashmë e ka depozituar denoncimin e tij kundër Bachelot për shpifje në gjykatat e Parisit. Roselyn Bachelot ka qenë ministre e Shëndetësisë në Francë në periudhën  2007-2010 dhe ministre e Punëve Sociale deri në 2012.

“Ky procedim penal u mor pasi zonja Bachelot bëri komente fyese në televizionin francez. Unë dua të mbroj jo vetëm integritetin dhe imazhin tim si sportist, por edhe vlerat që kam mbrojtur gjatë gjithë karrierës sime. Dëshiroj gjithashtu që të mos lejoj asnjë personazh publik që të bëjë deklarata të padrejta ndaj një sportisti pa pasur prova”, thuhet në deklaratën e Nadal.

Top Channel