Tirana mposht Tërbunin, tifozët mesazh me dron

03/04/2016 00:00

Tirana ka fituar në javën e 28-të të Superligës 3-0 përball Tërbunit të Pukës në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka dominuar të gjithë ndeshjen duke kërkuar fitoren me çdo kusht. Elis Bakaj hap serinë e golave në minutën e 24-të duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Në pjesën e dytë më pas u shënuan edhe dy golat e tjerë në minutën e 78-të dhe të 89-të, sërish nga Bakaj, i cili u shndërrua në protagonistin kryesorë të këtij takimit.

Gjithsesi vlen për t’u përmendur që Tirana sërish e ka zhvilluar këtë ndeshje pa praninë e tifozëve që e kanë braktisur, madje në këtë ndeshje nëpërmjet një droni kanë nxjerrë një mesazh mbi stadium ku shkruhej “Borxhin më të madh e keni ndaj tifozëve”. Me këtë fitore Tirana mban vendin e pestë me 44 pikë.

Top Channel