Sturridge: E ardhmja ime është Liverpuli

25/02/2016 12:40

Daniel Sturridge e sheh të ardhmen e tij te Liverpuli. Sulmuesi i përfaqësueses angleze disa herë u bë viktimë e dëmtimeve, duke vënë në dyshim qëndrimin e tij te “The Reds”. Në një konferencë për shtyp, Sturridge deklaroi se nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra angleze.

“Mendoj se ajo që ka më shumë rëndësi është e tashmja. Sigurisht, periudha kur kam qenë i dëmtuar nuk ka qenë e lehtë, por edhe ky aspekt është pjesë e futbollit dhe tani mezi pres të përjetoj të ardhmen që padyshim është te Liverpuli. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në lidhje me këtë situatë. Jam i qetë e për më tepër jam i lumtur këtu”, tha Sturridge.

Daniel Sturridge u transferua te Liverpuli në vitin 2013 dhe shpenzoi shumë kohë jashtë fushave për shkak të problemeve muskulare apo dëmtimeve në gju. Sulmuesi anglez u rikthye në fushat e lojës në ndeshjen me Aston Vilën, të fituar nga The Reds 6-0, sfida e gjashtë kjo e luajtur prej tij në këtë sezon.

Top Channel