Flet shkenca, ja si fitoi LaVine në konkursin e zhytjes në fundjavën e All Star

16/02/2016 00:00

Të shtunën në mbrëmje u bëmë dëshimtarë të një konkursi zhytjesh me dy basketbollistë me aftësi të jashtëzakonshme atletike, Zach LaVine dhe Aaron Gordon.

“Sport Science” ka analizuar në detaje performancën fizike të dy lojtarëve dhe rezultatet janë mahnitëse. Madje, këto rezultate që vijnë nga laboratori shkencor kanë treguar se pse LaVine arriti të triumfonte pas një gare “kokë më kokë” me Gordon.

Në zhytjen fituese të LaVine, me kërcimin nga vija e gjuajtjeve të lira dhe me topin e kaluar mes këmbëve, “Sport Science” thotë se forca e kërcimit të LaVine ishte 3.49 kilogramë për forcë (kgf), më e madhe edhe se e LeBron James, i cili ka forcën e kërcimit 2.9 kgf.

Kjo forcë e ndihmoi LaVine që të arrinte deri në 4.5 metra lartësi dhe të qëndronte në ajër 0.89 sekonda, pak më pak se Michael Jordan në vitin 1988 (0.92 sekonda). Në anën tjetër, Aaron Gordon, në zhytjen e tij pas kërcimit spektakolar mbi maskotën, qëndroi 0.05 sekonda më tepër në ajër se Michael Jordan, pra 0.97, ndërsa forca e kërcimit ishte 0.61 kilogramë për forcë më shumë në momentin kur shkëputi këmbët nga toka.

Përveç kësaj, Gordon ka kërcyer më shumë se fituesi i medaljes së bronzit në Londër 2012, në disiplinën e kërcimit së larti.

Top Channel