Alexandre Pato mbërriti pasditen e së mërkurës në Londër, aty ku do të luajë me skuadrën e Chelsea për të paktën 6 muajt e ardhshëm. Ish-sulmuesi i Milanit deklaroi se për të është një ëndërr e bërë realitet transferimi te “Blutë”.
“Jam shumë i lumtur. Është një ëndërr për mua”, tha braziliani 26-vjeçar në aeroportin e Heathrow.
“Kam dëshirë të luaj. Nuk di çfarë të them tjetër, vetëm që jam i lumtur që ndodhem këtu. Dua të njoh sa më shpejt shokët e rinj të skuadrës”, shtoi Pato.
Sulmuesi i huazuar nga Corinthias konsiderohej një nga talentet më premtues të futbollit botëror kur u ble nga Milani, por një seri dëmtimesh bënë që të “shuhej” dhe të kthehej në vendlindje.
Me kombëtaren e Brazilit nuk është grumbulluar që nga viti 2013.
Top Channel