Kategoria Superiore, Apolonia mund Elbasanin, shpreson te mbijetesa
05/03/2015 00:00
Apolonia ka arritur të mundë Elbasanin në ndeshjen e fundit të javës së 25 të Kategorisë Superiore dhe ka ngjallur shpresën e saj për mbijetësë.
Skuadra fierake ka fituar në transfertë me rezultatin e ngushtë 1-0 falë golit të Realdo Filit (38’) dhe ngjitet në kuotën e 13 pikëve, duke barazuar Elbasanin në renditje.
Pas javës së 25, renditja e Kategorisë Superiore është kjo:
Kukësi 52 pikë
Skënderbeu 51
Partizani* 47
Tirana* 47
Laçi* 41
Flamurtari* 34
Vllaznia 27
Teuta 19
Elbasani 13
Apolonia 13
(Tirana, Partizani, Laçi dhe Flamurtari kanë një ndeshje më pak)
Top Channel